Flash

Nicole Kidman nderohet për kontributin e saj në aktrim

Lapsi.al 24 November 2022
Nicole Kidman nderohet për kontributin e saj në aktrim

Nicole Kidman po merr një vlerësim të përjetshëm. Të martën, Bordi i Administrimit të Institutit Amerikan të Filmit njoftoi se do t'i dhurojë Kidman çmimin 'Lifetime Achievement', të cilin e përshkroi si "nderin më të lartë për një karrierë në film". Kidman do ta marrë çmimin në një ceremoni gala në Teatrin Dolby, 10 qershor 2023. Ajo është personi i 49-të që merr një çmim  nga AFI,  sipas një njoftimi.

"Nicole Kidman ka magjepsur audiencën për dekada," tha në një deklaratë,kryetarja e bordit, Kathleen Kennedy."Ajo është një forcë e guximshme në zgjedhjet e saj. E guximshme në çdo performancë," shtoi Kennedy. "AFI është e nderuar t'i dhurojë çmimin e 49-të të AFI Life Achievement Award." Nicole ka qenë e nominuar për pesë çmime Oscar dhe ka fituar për aktoren më të mirë në 2003 në The Hours. Ajo ka fituar gjithashtu një çmim BAFTA, 2 Emmy dhe 6 Golden Globes në karrierën e saj gati katër dekadash.

Aktorja ka më shumë se 90 tituj aktrimi në emrin e saj, duke përfshirë rolet e ardhshme në Aquaman and the Lost Kingdom dhe  Michigan.Në gusht, CEO i AMC Theaters Adam Aron njoftoi gjatë një telefonate për të ardhurat se Kidman do të mbajë pozicionin e saj si zëdhënëse e kompanisë "për një vit të plotë" pas reklamës së saj virale të 2021 për AMC./Lapsi.al

Të këshilluara

Offset flet për ndarjen nga jeta të Takeoff

Offset ende nuk është mësuar me mungesën e Takeoff. Reperi 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, e ka kujtuar kushëririn njëkohës...

16:29

Olivia Wilde, e zhgënjyer nga Harry Styles

Ndarja e Olivia Wilde dhe Harry Styles ishte rezultat i një "situate të ndërlikuar". PEOPLE raportoi të premten se regjisorja eDon't Worry Darling dhe Styles...

11:16

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI