Flash

Mediat malazeze: Køkaina e Fierit qëndroi 3 muaj në portin e Tivarit

Lapsi.al 24 November 2022
Mediat malazeze: Køkaina e Fierit qëndroi 3 muaj në portin e

Edhe mediat malazeze janë duke i kushtuar një vëmendje të veçantë operacionit që çoi në zbulimin e një laboratori të përpunimit të “miellit të bardhë” në Frakull të Fierit.

“Vijesti” shkruan se një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në një aksion të policisë malazeze dhe asaj shqiptare. Kjo media raporton gjithashtu se kokaina ishte fshehur në thasë me pleh artificial. Sipas “Vijesti” droga u zbulua nga policët malazezë që në muajin korrik.

“Për këtë ishte angazhuar Drejtoria e të Ardhurave dhe Doganave. Ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit. Në atë kohë Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan të mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të. Kjo gjë që ndodhi sot.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, në aksion janë arrestuar disa persona në vend. Arretsime ka dhe në territorin e Shqipërisë. Në afërsi të Tiranës po kontrollohet një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve” – shkruan media malazeze.

Lapsi.al mëson se në Tiranë dhe Fier janë duke vijuar lëvizjet e policisë në kuadër të këtij operacioni. Deri tani thuhet se janë vënë në pranga 15 persona. 4 prej tyre janë ndaluar në Tiranë. Sipas të njëjtave burime, droga u gjet në shtëpinë e ish-kryeplakut të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas kolumbianë. Dyshohet se ata bënin përpunimin e kokainës. Aty kishte rreth 200 thasë me pleh kimik. Dyshimet janë se mund të jenë rreth 400 kg kokainë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 2 kallashnikovë, një shotgun dhe një çifte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Albin Kurti qëllohet me qershi (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është qëlluar pasditen e sotme në mënyrë simbolike me qershi. Sulmi ka ardhur pas marrëveshjes së një dite më parë për tar...

19:08

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI