Flash

Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër/ Berisha: Çdo emër është i Edi Ramës

Lapsi.al 24 November 2022
Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër/ Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli jashtë parlamentit për zgjedhjet në bashki. Ai ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se prej javës së ardhshme do të dalin kandidatët e grupimit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke folur në një deklaratë për mediat nga Kuvendi ai tha se çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës.

"Çdo kandidat është gjoja i tij, por i dalë nga Rama. Ai është njeriu që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por do marrë përgjigjen më ndëshkuese. Kjo pasi PD-ja është në të drejtën morale për të qenë e pavarur. Ndiqeni seancën dhe përfytyroni për një moment. Kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, kjo është e vërteta. Ishte marrëveshje pozitë-opozitë si persona hajdutë, të pa mëshirë. Klani Rama me klanin Basha. E them për Bashën për të thënë të vërtetën, ai që ishte menaxher i Simfoni, ishte administrator edhe i Ramës dhe i Bashës. Pra, prit një minutë, dua të mos kujtojë kush që po bëj akuzë politike. Nuk po e bëj, po them një të vërtetë të hidhur. Ky tha që dha dorëheqjen, por pa një muaji doli që funksiononte. Kjo ishte marrëveshje e përgatitur nga dy krerët. Gjë e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësi. "

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI