Flash

Johnny Depp heq dorë nga 'Jack Sparrow'

Lapsi.al 24 November 2022
Johnny Depp heq dorë nga  'Jack Sparrow'

Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai do të ripërsëritte rolin e tij si kapiten Jack Sparrow. Megjithatë, burime pranë aktorit konfirmuan për DailyMail.com se informacioni është i rremë.

Depp luajti për herë të fundit personazhin në vitin 2017 në Pirates of the Caribbean; Dead Men Tell No Tales. Më pas producentët  vendosën se donin të sillnin 'energji të re' në serinë e filmave. Idetë e reja për t'i dhënë jetë ekskluzivitetit, përfshinin një Pirates of The Caribbean të udhëhequr nga femra, me protagoniste Margot Robbie.

Mirëpo,në një intervistë të fundit me Vanity Fair këtë muaj, aktorja zbuloi se filmi i shumëpritur nuk do të ndodhë.

"Ne kishim një ide. Po mendonim të kishim një histori të udhëhequr nga femra. Jo krejtësisht e udhëhequr nga femra, por thjesht një lloj historie tjetër që menduam se do të kishte qenë vërtet e bukur. Por mendoj se ata nuk duan ta bëjnë këtë”, tha ajo për Disney.

Nga ana tjetër edhe pse Johnny nuk do të jetë më Jack Sparrow, ai do të drejtoj filmin e tij të parë pas gjyqitpër shpifje kundër Amber Heard. Sipas, The Hollywood Reporter, aktori do të drejtojë filmin Modigliani, një biografi për piktorin dhe skulptorin italian Amedeo Modigliani./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Offset flet për ndarjen nga jeta të Takeoff

Offset ende nuk është mësuar me mungesën e Takeoff. Reperi 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, e ka kujtuar kushëririn njëkohës...

16:29

Olivia Wilde, e zhgënjyer nga Harry Styles

Ndarja e Olivia Wilde dhe Harry Styles ishte rezultat i një "situate të ndërlikuar". PEOPLE raportoi të premten se regjisorja eDon't Worry Darling dhe Styles...

11:16

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI