Flash

DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar (VIDEO)

Lapsi.al 24 November 2022
DEA pas køkainës në Tiranë/ Arrestohet zyrtari shqiptar

Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun.

Bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri.

Dyshohet se droga ka ardhur në portin e Tivarit të Malit të Zi nga Kolumbia.

Katër shqiptarë u arrestuan në Tiranë për këtë sasi kokaine. Në videot që shihni më poshtë duke policia që shoqëron Viktor Çervanakun në banesën e tij.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/vcompress_85.mp4"][/video]

Për ngjarjen reagoi edhe kryeplaku i fshatit Frakull i Madh. Sipas tij, në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 200 thasë me pleh kimik, brenda të cilëve dyshohet se ishte fshehur kokaina.

“Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, tha kryeplaku për mediat. Shihni thasët me drogë të sekuestruar.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/11/droga-.mp4"][/video]

Katër shqiptarët u arrestuan sepse kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 cifte.

Çfarë mësohet deri tani nga mediat është se droga që kishte mbërrirë në Tivar në korrik është tranportuar më pas në Fier. Aty dyshohet se përpunohej në një laborator droge.

Raportohet se edhe pse DEA kishte interceptuar ngarkesën, nuk kishte ndërhyrë për arrestime deri sa të zbulohej porositësi. Kjo mbetet për t'u verifikuar. Katër shqiptarët, përfshi Çervanakun, janë mbajtur nën përgjim që prej muajit korrik. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Drøgë në Portin e Tivarit/ Disa të arrestuar, kontrolle në Tiranë 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI