Flash

Bella Hadid heq dorë nga Balenciaga

Lapsi.al 24 November 2022
Bella Hadid heq dorë nga Balenciaga

Bella Hadid po distancohet nga Balenciaga.

Marka e modës së lartë u përball me kritika për fushatën e fundit reklamuese, e cila shfaqte fëmijë që mbanin në duar kukulla pellushi që dukej se kishin veshje të frymëzuara nga skllavëria.

Një nga fotot madje përfshinte një fragment nga një rast i Gjykatës së Lartë të SHBA-së që mbështeti një pjesë të një ligji federal për pornografinë e fëmijëve.

Në imazhe të tjera nga fushata, personazhe të famshëm, përfshirë Bella Hadid dhe Nicole Kidman, reklamonin modelet më të fundit të shtëpisë së modës për të rriturit.

Mirëpo, Hadid e fshiu imazhin të mërkurën mes reagimit të ashpër me të cilin u përball marka.

Megjithëse Bella e hoqi fushatën e re nga rrjetet e saj sociale, fansat kritikuan lidhjen e saj me markën duke lënë komente #cancelbalenciaga në postimet e mëparshme që promovonin një bashkëpunim të fundit të Balenciagas dhe Adidas me modele kryesore pikërisht Bella-n.

Balenciaga hoqi imazhet e diskutueshme nga mediat sociale dhe fshiu çdo postim nga Instagrami pas një sulmi nga ndjekësit.

Marka më vonë kërkoi falje dhe theksoi se mbron sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.

Të këshilluara

Bebe Rexha me tone të ashpra drejt Katarit

Bebe Rexha është ndaluar së fundmi në aeroportin e Los Angeles-it për një intervistë të shkurtër. Ndër të tjera ajo u pyet nga gazetari në lidhje me diskrimi...

15:50

Kërkesa e Kim për Kanye West

Kim Kardashian ka zbuluar detaje të tjera për Kanye West. Në finalen e sezonit të The Kardashians, Kim hapet për komunikimin me Kanye edhe kur ai nuk flet asaj....

14:17

Johnny Depp heq dorë nga 'Jack Sparrow'

Johnny Depp nuk do të kthehet në ekskluzivitetin e Pirates of the Caribbean. Thashethemet filluan të qarkullojnë të mërkurën pasi një raport pretendonte se ai d...

11:44

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI