Flash

BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit

Lapsi.al 24 November 2022
BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e

Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Shkak për këtë vendim është bërë edhe modifikimi i projektit.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF (Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor) për investimin për projektin e mëparshëm të portit. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e Qeverisë edhe për prioritetet e investimeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro. Projekti parashikonte rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit, ku përpunohen thuajse të gjitha mallrat që vijnë nga jashtë. Ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi njëra prej tyre është ndërtuar në vitet 1945-1951 dhe tjetra më 1972. Ndërhyrjet e vetme janë bërë më 1994. Projekti i financuar edhe nga BE-ja, parashikonte zgjerimin e sipërfaqes së kalatave. Po ashtu, përfshin dhe rritjen e thellësisë së projektuar, në mënyrë që të ankorohen edhe anije më të mëdha.

Ndërkohë, marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, e shndërron portin aktual në port jahtesh dhe e kthen Durrësin, siç është shprehur kryeministri Rama, në “Dubain e Mesdheut”, ndërsa aktiviteti tregtar do të zhvendoset në Porto Romano.

Aktualisht, në këtë zonë operon një kompani private dhe aty përpunohen ngarkesa me naftë.

Me një vendim të këshillit të ministrave në qershor të 2021 u vendos të zgjerohej porti ekzistues në Porto Romano. Kjo i hapi rrugë kështu transferimit të portit tregtar atje dhe ndërtimit të portit turistik nga kompania arabe.

Në përgjigjen e zyrës së BE-së në Tiranë thuhet se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Edhe në gusht të këtij viti delegacioni i BE-së në Shqipëri i kërkoi Qeverisë më shumë qartësi dhe transparencë. Kjo përfshin lidhjen me marrëveshjen me kompaninë arabe sa i përket projektit të marinës në Portin e Durrësit.

Projekti i investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje në politikën shqiptare.

Sipas opozitës, shkelet marrëveshja e MSA-së si dhe pas projektit fshihen interesat personale të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Pak ditë më parë kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibej bëri të ditur se për këtë çështje i është drejtuar me një letër ambasadës së BE-së në Tiranë dhe komisionarit Oliver Varheyli.

Marrëveshja për portin e Durrësit kalon të enjten për votim në Kuvend./REL/ 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI