Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon

Lapsi.al 24 November 2022
Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi

Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për të caktuar një masë të dytë “arresti me burg” për Alqi Bllakon. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë. Kjo kërkesë por u refuzua nga GJKKO.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat për Alqi Bllakon. Përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’. Pas sekuestrimit të kompjuterit të ish-deputetit janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK, Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”. Personi në fjalë është Klodian Zoto. Bllako e ka informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI