Flash

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të lënduar

Lapsi.al 23 November 2022
Tërmet i fuqishëm godet Turqinë, dhjetëra të
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.0 Rihter ka goditur Turqinë perëndimore këtë të mërkurë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në afërsi të qytetit Duzce, rreth 210 kilometra në lindje të Stambollit. Lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të forta, ndërsa raportohet se janë ndjerë deri në Stamboll dhe Anakara. BBC shkruan se nga lëkundjet sizmikë janë lënduar 45 persona, 37 në Duzce, një në Stamboll, gjashtë në Zonguldak një në Sakarya në bregun e Detit të Zi dhe një në Bolu, në juglindje. Banorët e panikosur kanë dalë në rrugë mes frikës së shembje së banesave. Ka raportime për ndërprerje të energjisë në rajon, si dhe disa banorë që hidhen nga ballkonet. Sipas përllogaritjeve thellësia e tërmetit vlerësohet të variojë nga 2 deri në 10 kilometra. Pas tërmetit 6.0, ka ndodhur një lëkundje e fortë meta sizmike 4.7 Rihter. Ndërkohë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë informacion për humbje jete. Fotot nga Duzce gjatë natës tregojnë njerëz të grumbulluar jashtë, të mbështjellë me batanije dhe duke përdorur zjarre të improvizuara për t’u ngrohur. Pamjet e kamerave të sigurisë nga momenti i tërmetit janë publikuar në rrjetet sociale.

Duzçe është goditur nga një tërmet i madh me magnitudë 7.2 në vitin 1999, i cili la të paktën 845 njerëz të vdekur.

Ai pasoi një tërmet edhe më të madh muaj më parë në qytetin e Izmit, 100 km në perëndim, i cili vrau më shumë se 17,000 duke lënë ndërtesat në rajon në një gjendje të dobësuar.

Rreth 80% e ndërtesave të Duzçes janë rindërtuar që nga tërmetet e vitit 1999.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46