Flash

Shpërthimi në lokalin në Përrenjas/ U hodh granatë dore, në pranga autorët

Lapsi.al 23 November 2022
Shpërthimi në lokalin në Përrenjas/ U hodh granatë

Policia ka dhënë detaje për shpërthimin që ndodhi në lokalin në Përrenjas, në pronësi të Dhimiter Kokonozit. Uniformat blu bëjnë me dije se në verandën e lokalit Kokonozit nuk është hedhur lëndë plasëse tritol. Sipas tyre ka qenë një granatë dore. Në lidhje me ngjarjen kanë rënë në pranga Rei Karriqi dhe Arjan Pino. Njëri prej të ndaluarve ka precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur në Përrenjas.Nga hetimet rezultoi se në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K., nuk është hedhur lëndë plasëse tritol, por një granatë dore. Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Njëri prej të ndaluarve, me precedent të theksuar kriminal, në Shqipëri dhe në Itali, për vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Elbasan, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në vendngjarje, me qëllim grumbullimin e çdo prove për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, identifikuan, shoqëruan dhe ndaluan shtetasit:

-R. K., 23 vjeç dhe A. P., 41 vjeç, të dy banues në lagjen Nr. 2, Prrenjas, Librazhd. Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorët e dyshuar të hedhjes së një granate dore, në verandën e lokalit të shtetasit Dh. K.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 2 aparate celulare. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të motivit dhe të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore."-njofton policia.

Të këshilluara

Tronditet Turqia nga tërmeti 5.9 ballë

Në orën 04:08, një tërmet me magnitudë 5.9 ka ndodhur në Turqi me epiqendër në Duzce. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, veçanërisht në Stamboll dhe Ankara. ...

08:40

Zbulohet misteri i vdekjes së Bruce Lee

Vdekja e Bruce Lee nuk është më një mister. Të paktën sipas një studimi të botuar në numrin e dhjetorit të "Clinical Kidney Journal". Ajo pretendon se ka zgjidh...

22:22

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI