Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

SHBA 4.5 miliardë dollarë të tjera ndihmë financiare për Ukrainën

Lapsi.al 23 November 2022
SHBA 4.5 miliardë dollarë të tjera ndihmë financiare

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi mbështetje buxhetore për Ukrainën në shumën 4.5 miliardë dollarë.

“Sot, Shtetet e Bashkuara vazhduan të mbështesin angazhimin e tyre të palëkundur ndaj Ukrainës me mobilizimin e një granti shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Këto fonde do të fillojnë të disbursohen në javët e ardhshme dhe do të ndihmojnë Qeverinë e Ukrainës forcimin e stabilitetit ekonomik dhe mbështetjen e shërbimeve kryesore të qeverisë, duke përfshirë pagat për punonjësit e spitalit, punonjësit e qeverisë dhe mësuesit, si dhe ndihmën sociale për të moshuarit dhe të pambrojturit”, tha Sekretarja e Thesarit.

Ajo shtoi se, në kombinim me mbështetjen e sigurisë së SHBA-së dhe trimërinë e pamasë të popullit ukrainas, këto fonde janë një mjet kritik për rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit të paprovokuar të Putinit.

“Këto disbursime do të sjellin mbështetjen totale të buxhetit të drejtpërdrejtë të SHBA për Ukrainën në 13 miliardë dollarë, të gjitha në grante. Ne inkurajojmë donatorët e tjerë që të rrisin dhe përshpejtojnë ndihmën e tyre për Ukrainën. Përveç ofrimit të mbështetjes ekonomike, Departamenti i Thesarit dhe qeveria e SHBA do të vazhdojnë të përdorin të gjitha mjetet tona, duke përfshirë koalicionin tonë historik të sanksioneve, për të dobësuar makinën luftarake të Putinit”, tha Yellen.

Ukraina ka marrë 60 milionë dollarë nga Banka Botërore, të cilat do të drejtohen për rimbursimin e shpenzimeve të buxhetit të shtetit të bëra për të siguruar pagesat për punonjësit e organeve shtetërore dhe objekteve buxhetore arsimore.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46