Flash

Porti i Alabarit / Dosja plot gafa që iu dha deputetëve

Lapsi.al 23 November 2022
Porti i Alabarit / Dosja plot gafa që iu dha deputetëve

Qeveria ka kërkuar ta kalojë me procedurë të përshpejtuar projektin marramendës për ndërtimet në portin e Durrësit, por specialistët e saj, nën diktatin e urdhërit nga lart, nuk kanë marrë mundimin të kopsisin as letrat. Kështu në dokumentet dhe  tabelat financiare që u janë dorëzuar deputetëve në komisionet parlamentare ka gafa dhe "mospërputhje" të mëdha. 

Lexo me tej:

Modeli Vuçiç në politikë/ Çfarë kopjoi Rama në Beograd për investimin e Alabbar 

Gazetarja ekonomike Ola Xama, që i ka shfletuar një nga një dokumenta ka evidentuar disa prej tyre: Kështu një kundërthënje "shihet te kosto mesatare në vit e të ardhurave nga marina turistike. Në biznes-plan thuhet se mesatarja është 1.7 milion euro në vit për 20 vjet, por po ashtu në një faqe tjetër të ardhurat nga marina parashikohet të jenë 34.9 milion euro dhe mbledhja e tyre projektohet të nisë në fazën e dytë, pra do të jetë e shtrirë në 13 vjet e jo 20. Mesatarja në vit e 13 vjetëve është 2.68 milion euro dhe jo 1.7 sa del në tabela", shkruan ajo në një shënim në Facebook-un e saj. Por pakujdesitë nuk përfundojnë këtu. Xama vëren "Diferenca më e madhe shihet te tabela e flukseve të parasë. Grafiku që shpjegon rrjedhën e parasë në Planin e Biznes llogarit që në 7 vitet e para të vijnë 697 milion euro të ardhura dhe po e njëjta tabelë diku tjetër në masterplan tregon se të ardhurat në 7 vitet e para do të jenë 645 milion euro, pra 52 milion euro mospërputhje" thekson ajo.

Andi Bushati: “Manhatani i Zagrebit”, Rama nuk gënjeu, thjesht tradhëtoi ankthin e vet

Dhe qershia mbi tortë gazetarja nuk haron të përmendë se "për të certifikuar këtë bilanc si nga ana financiare dhe nga ajo juridike, qeveria ka paguar edhe 300 mijë euro për konsulentin e jashtëm". Kështu po përgatitet investimi më i madh strategjik në vend. Duket qartë se meraku nuk është tek shifrat që bëhen publike.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Tronditet Turqia nga tërmeti 5.9 ballë

Në orën 04:08, një tërmet me magnitudë 5.9 ka ndodhur në Turqi me epiqendër në Duzce. Tërmeti është ndjerë në shumë qytete, veçanërisht në Stamboll dhe Ankara. ...

08:40

Zbulohet misteri i vdekjes së Bruce Lee

Vdekja e Bruce Lee nuk është më një mister. Të paktën sipas një studimi të botuar në numrin e dhjetorit të "Clinical Kidney Journal". Ajo pretendon se ka zgjidh...

22:22

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI