Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

PD e ndarë në zgjedhjet lokale, kandidati i Alibeajt garon në Mallakastër

Lapsi.al 23 November 2022
PD e ndarë në zgjedhjet lokale, kandidati i Alibeajt garon në

Agron Kapllanaj është i pari nga “grupi” i Enkelejd Alibeajt brenda Partisë Demokratike që konfirmon kandidaturën për një bashki në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kapllanaj ka thënë se do e zyrtarizojë kandidaturën në fundjavë para strukturave.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”, tha ai.

Sipas Kapllanajt, emri i tij i bashkon demokratët, ndërsa shtoi se nuk ka bërë dallime ndaj qytetarëve të cilëve iu ka shërbyer.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”, tha Kapllanaj.

Ai dha një përgjigje të prere nëse ka negociuar apo do të negociojë me grupin e Sali Berishës, duke theksuar se do të jetë kandidat.

“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”, tha ai në Ora News.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI