Flash

Olivia Wilde, e zhgënjyer nga Harry Styles

Lapsi.al 23 November 2022
Olivia Wilde, e zhgënjyer nga Harry Styles

Ndarja e Olivia Wilde dhe Harry Styles ishte rezultat i një "situate të ndërlikuar".

PEOPLE raportoi të premten se regjisorja eDon't Worry Darling dhe Styles po bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre pas gati dy vitesh së bashku.

"Ndarja ka qenë i vështirë për Olivia. Ata kanë pasur disa probleme, por Olivia mendoi se do t'i kalonin të gjitha. Ajo është e zhgënjyer. Megjithatë, është thjesht një situatë e ndërlikuar", u shpreh një burim.

Ai shtoi se ishte një "vendim shumë miqësor" për ta lënë romancën e tyre në pauzë. Ajo erdhi pasi Styles "është ende në turne dhe tani po shkon jashtë vendit". Ndërkohë  Wilde "është duke u fokusuar te fëmijët e saj dhe puna në L.A."

Ata thjesht "kanë prioritete të ndryshme që po i mbajnë të ndarë", shtoi një mik i çiftit. Oliva – së bashku me fëmijët e saj,u panë duke kërcyer dhe kënduar së bashku në koncertin e Styles më 15 nëntor në Los Anxhelos. Ajo doli për çmimin e 13-të të Governors Awards të shtunën, paraqitja e saj e parë në tapetin e kuq që nga lajmet për pushimin e tyre.  Gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre,ish cifti u është dashur të durojnë dramë që rrethoi publikimin e filmit të tyre Don't Worry Darling. “Presioni publik ndaj tyre ka qenë i vështirë”, tha një mik i dyshes. “Ata kanë pasur ulje-ngritje”./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Kendall Jenner në krahët e Harry Styles?

Kendall Jenner mori pjesë së fundmi në një koncert të Harry Styles dhe fansat e tij mendojnë se puthja që ai drejtoi në audiencë ishte për yllin e “The Kardashi...

14:27

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI