Flash

Moti i keq në Vlorë me dallgë deri 3.5 metra, ndalohet lundrimi i anijeve të vogla

Lapsi.al 23 November 2022
Moti i keq në Vlorë me dallgë deri 3.5 metra, ndalohet lundrimi i

Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit ndalohet të lundrojnë në gjirin e Vlorës. Ky njoftim është dhënë për shkak të motit të keq, me dallgë që arrijnë nga 1.80 deri 3.50 metra. Kapiteneria e Vlorës njofton të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar. Po ashtu, u njoftua të merren masat për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave të rrezikshme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht, ndërkohë që përmirësimi i situatës meteorologjike në gjirin e Vlorës pritet këtë mbrëmje, pas orës 19:00.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: E mërkura nis me shi

Shqipëria Paraditja në vendin tonë do të sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të konsiderueshme kryesisht në zonat Veriore dhe J...

07:48

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI