Flash

Korçë/ Arrestohen 3 persona që u kapën me 13 emigrantë të paligjshëm

Lapsi.al 23 November 2022
Korçë/ Arrestohen 3 persona që u kapën me 13

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë. Ata u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm me furgon. Në pranga kanë rënë 44-vjeçari Armand Bega, 22-vjeçari Renaldo Hoxha dhe Omer Basha 28 vjeç. Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ata u kapën duke transportuar me mjetin furgon tip "Benz", 13 emigrantë të paligjshëm. Këtyre të fundit, kundrejt pagesës, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Teksa 44-vjeçari transportonte me makinën e tij emigrantët, dy të arrestuarit e tjerë monitoronin rrugën për të informuar Begën nëse kishte efektivë policie.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Finalizohet operacioni policor “Midnight”, 3 shtetas në pranga. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në DVP Korçë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar me furgon, 13 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga. Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, që kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencën e Policisë. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, nën drejtimin e Prokurorisë së rrethit Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Midnight”. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. B., 44 vjeç; R. H., 22 vjeç dhe O. B., 28 vjeç, banues në Durrës.

Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit A. B., në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, R. H. dhe O. B., të cilët me një automjet tip “Benz”, me drejtues 22-vjeçarin dhe pasagjer 28-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar 44-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime te metejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: E mërkura nis me shi

Shqipëria Paraditja në vendin tonë do të sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të konsiderueshme kryesisht në zonat Veriore dhe J...

07:48

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI