Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

Klitschko: Qytetarët e Kievit i pret dimri më i vështirë nga Lufta e Dytë Botërore

Lapsi.al 23 November 2022
Klitschko: Qytetarët e Kievit i pret dimri më i vështirë nga

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka paralajmëruar sot se kryeqyteti ukrainas do të përballet me “dimrin më të keq që nga Lufta e Dytë Botërore” pas sulmeve ruse në infrastrukturën energjetike të qytetit.

Banorët në Kiev duhet të jenë gati për “skenarin më të keq” të ndërprerjeve të gjera të energjisë në temperatura të ulëta, tha ai në një intervistë me gazetën gjermane Bild.

Ai tha se pjesë të kryeqytetit do të duhet të evakuohen duke pasur parasysh këtë skenar.

Klitschko tha: “Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për skenarin më të keq. Që do të thotë nëse do të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe temperaturat do të jenë edhe më të ftohta. Atëherë disa pjesë të qytetit do të duhej të evakuoheshin, por ne nuk duam që të arrihet deri te kjo.”

Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se po përpiqet të intimidojë njerëzit dhe t’i detyrojë ata të largohen nga qyteti duke urdhëruar bombardimin e infrastrukturës civile.

Kryebashkiaku shtoi: “Putini do të terrorizojë njerëzit, t’i bëjë ata të ngrijnë, pa dritë. Por kjo nuk do të ndodhë. Përshtypja ime është se njerëzit do të bëhen më të zemëruar, më të vendosur. Ne nuk do të vdesim dhe nuk do të ikim siç dëshiron Putini.”

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46