Flash

Investigimi/ Si shqiptarët u bënë partnerë të “Ndrangheta”

Lapsi.al 23 November 2022
Investigimi/ Si shqiptarët u bënë partnerë të

“Ndrangheta” po përballet me konkurrencë në rritje nga rrjetet e tjera evropiane të trafikimit. Në Kolumbi, vendi kryesor i prodhimit të “pluhurit të bardhë”, organizatat kriminale janë ndarë në fraksione më të vogla. Kjo u ka hapur derën grupeve të tjera evropiane, siç janë rrjetet shqiptare. Ato blejnë “mallin” direkt në Amerikën e Jugut”.

Kështu thuhet në një shkrim të gjatë të rrjetit investigativ ndërkombëtar “Insight Crime” mbi aktivitetin e mafias italiane në trafikun e drogës. Shkrimi është fokusuar gjerësisht në historinë dhe lidhjet e “Ndragheta”. Ndër vite kyt grup kriminal ka bërë ndryshime të shumta në strukturë, por edhe në mënyrën e funksionimit. Tashmë fokusi duket se është sjellja e drogës nga Amerika Latine.

“Insight Crime” shkruan se operacionet e decentralizuara të “Ndrangheta” u japin klaneve fleksibilitetin për t'u përshtatur me humbjen e liderit duke kufizuar pasojat në rrjet.

"Të huajt mund të kontaktojnë vetëm një person nga klani “Ndrangheta” që u nevojitet për marrëveshjen e drogës. Të tjerët nuk ekspozohen" - thotë Anna Sergi profesoreshë e kriminologjisë në Universitetin e Essex.

LEXO EDHE: “Menaxhojnë drogën në Liguria”/ Shefi i DIA-s: Mafia shqiptare punon për Ndragheta-n

Në të njëjtën kohë, çdo klan përfiton nga shoqërimi me markën 'Ndrangheta”, një vulë që i qëndron besueshmërisë në botën kriminale.

“Trafiku i drogës kërkon shumë besim midis dy palëve. Pra, sa më i besueshëm të jesh, aq më shumë mund të blesh. Dhe “Ndrangheta” është si një orë zvicerane. Ata janë gjithmonë në kohë me pagesat” – thotë gazetari dhe eksperti i çështjeve të mafias, Sergio Nazzaro.

Struktura e “Ndrangheta” gjithashtu e bën më të lehtë për klanet e reja hyrjen në tregun e kokainës. Klanet e krijuara më herët ofrojnë akses tek ndërmjetësit ndërsa veprojnë si garantues për dërgesat e drogës. Ky sistem referimi, sipas Sergi, ka rritur numrin e klaneve Ndrangheta aktive në tregtinë transnacionale të kokainës nga rreth 10 në vitet 1990 në 35-50 klane në vitet 2000.

Bosët e klaneve Ndrangheta nuk përfshihen gjithmonë drejtpërdrejt në tregtinë e drogës. Pavarësisht se ishte një nga trafikantët më të shquar të drogës Ndrangheta në Amerikën e Jugut, Rocco Morabito nuk ishte bosi i klanit të tij. Ai bëri pazare kokaine në mënyrë të pavarur në emër të klanit pa pasur nevojë të kërkonte miratimin e tij.

"Ai ishte një lloj menaxheri ekzekutiv. Por presidenti me pushtetin e vërtetë ishte dikush tjetër" - thotë Sergi.

Shqiptarët dhe e ardhmja e “Ndrangheta”

Autoritetet italiane kundër drogës besojnë se “Ndrangheta” mbetet një nga organizatat kriminale më të fuqishme dhe më të rrezikshme në botë, pavarësisht arrestimeve të fundit të figurave të rëndësishme të tyre.

Megjithatë klanet po përballen me konkurrencë në rritje nga rrjetet e tjera evropiane të trafikut të kokainës. Aktorë të tjerë, veçanërisht rrjetet shqiptare, mësuan nga modeli 'Ndrangheta' dhe tani janë në veprim duke siguruar kokainën nga më afër burimit nëpërmjet ndërmjetësve të pavarur.

"Shqiptarët u sollën fillimisht thjesht për të zhvendosur sendet nga A në B. Por ata u bënë ekspertë në logjistikën evropiane. Dhe këto rrjete logjistike tani u përkasin kryesisht grupeve kriminale shqiptare" - thotë Nazzaro.

Klanet e “Ndrangheta” janë përshtatur dhe shpesh bashkëpunojnë me rrjetet shqiptare.

"Shqiptarët nuk janë konkurrentë. Ata janë partnerë," - shton Sergi.

Megjithatë, meqenëse Amerika Latine aktualisht po dëshmon nivele rekord të prodhimit të kokainës, ka shumë biznes për të bërë. ©Marrë me shkurtime nga insightcrime.org, përshtati në shqip LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI