Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dalin detajet/ Çfarë marrëveshje arritën Kosova dhe Serbia

Lapsi.al 23 November 2022
Dalin detajet/ Çfarë marrëveshje arritën Kosova dhe Serbia

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi ka folur pas arritjes së marrëveshjes për targat. Ai tha se sipas kësaj marrëveshjeje, Serbia do të pushojë së lëshuari targa të regjistrimit me emra të qyteteve të Kosovës. Ndërsa qeveria e Prishtinës do të pushojë së vendosuri gjoba.

Në një lidhje direkte në televizionin publik të Kosovës, Bislimi tha se tani pritet që të ftohen liderët për të diskutuar në lidhje me propozimin franko-gjerman, për normalizimin e marrëdhënieve.

Kjo e fundit ishte edhe një kërkesë e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Edhe në takimin e dështuar të Brukselit me Aleksandër Vuçiç ai tha se ishte gati të fliste për planin franko – gjerman. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI