Flash

Chris Hemsworth zbulon rrezikun e tij të zhvillimit të sëmundjes Alzheimer

Lapsi.al 23 November 2022
Chris Hemsworth zbulon rrezikun e tij të zhvillimit të sëmundjes

Chris Hemsworth zbuloi gjatë një interviste për Good Morning America se ai mund të jetë në rrezik  të zhvillimit të Alzheimerit.Hemsworth tha se e kuptoi se ai ishte gjenetikisht i predispozuar ndaj sëmundjes ndërsa i nënshtrohej testeve rutinë gjatë xhirimeve të një dokumentari të ri, i cili do të transmetohet në Disney Plus.

Aktori i 'Thor' tregoi se mbart dy kopje të gjenit APOE4, të cilat studimet e kanë lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, theksoi se nuk është një diagnozë e Alzheimerit dhe as nuk do të thotë se ai patjetër do të zhvillojë sëmundjen.

"Është si një në një mijë njerëz... ose një në 10,000. Nuk më kujtohet. Por ka tetë deri në 10 herë më shumë gjasa,"u shpreh Chris duke shtuar se diagnoza nuk ishte befasi pasi gjyshi i tij ka Alzheimer.

Aktori tha se lajmi e detyroi atë të përballej me vdekjen. Bërja e një episodi mbi ndarjen nga jeta më bëri të mendoja; ‘O Zot, nuk jam ende gati të shkoj’,” tha ai. “Dhe pastaj fillon të flasësh për fëmijët dhe familjen dhe të thuash;“O Zot, ata po rriten, dhe unë vazhdoj të bëjë filma”.

Chris shpjegoi, “Me të vërtetë nxiti diçka tek unë që të dëshiroj të marr pak kohë. Kur të mbaroj këtë turne këtë javë, do të shkoj në shtëpi. Do rri me fëmijët, me gruan time.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Kendall Jenner në krahët e Harry Styles?

Kendall Jenner mori pjesë së fundmi në një koncert të Harry Styles dhe fansat e tij mendojnë se puthja që ai drejtoi në audiencë ishte për yllin e “The Kardashi...

14:27

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI