Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: Gabimi që Yuri Kim bëri në 25 prill

Lapsi.al 23 November 2022
Berisha: Gabimi që Yuri Kim bëri në 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shigjetuar sërish ambasadoren amerikane Yuri Kim. Nga selia blu, kreu i demokratëve tha se ajo nuk po reagon ndaj padrejtësive që Edi Rama po u bën shqiptarëve për shkak të gabimit që bëri në zgjedhjet e 25 prillit.

“E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm një gjë zonjës. Nëse nuk do të kishte shkuar të urojë zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do të ishin gjërat pak më ndryshe. Se gjithçka buron nga vota.

Dhe në rast se ne u rrokullisëm në këtë mënyrë, u rrokullisëm se na u rrëmbye vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, shtet ligjor e drejtësi. Do të kishte qenë shumë mirë të qëndronte në lartësinë e respektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do të qëndrojmë ne, sado e vështirë të jetë kjo, sepse vetëm me votën e lirë ne mund të bëhemi një vend i zhvilluar si vendet e tjera” – tha Berisha për Yuri Kim.

Ai sqaroi se protesta e 6 dhjetorit nuk lidhet me BE-në, por me padrejtësitë që shqiptarët vuajnë për shkak të qeverisë.

“Edi Rama de fakto ka shkatërruar dhe shkatërron këtu vlerat Europiane. Edi Rama është absolutisht përgjegjës penalisht për vepra që shkojnë në dhjetëra e dhjetëra vjeçarë që meritojnë dënime. A mund ta lejë opozita shqiptare pa paraqitur atë ditë me vërtetësi të gjithë problematikën e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurrë nuk mund ta lejë.

Unë kam bindjen se protesta jonë do të mirëpritet në mbarë opinionin Europian dhe botëror. Dhe nga liderat e këtyre demokracive, që për arsyet e tyre janë të mirëseardhur në Shqipëri. Ne e kemi përshëndetur vendimin e tyre për të ardhur në Shqipëri. Kjo përshëndetje e jona nuk ka asnjë lidhje me mikëpritësin e tyre, Edi Ramën” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI