Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Vinte nga Anglia, e reja ndalohet në Rinas me 15 mijë paund të padeklaruara

Lapsi.al 22 November 2022
Vinte nga Anglia, e reja ndalohet në Rinas me 15 mijë paund të

15 mijë paund janë sekuestruar në Rinas, para që vinin nga Britania e Madhe. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se paratë janë gjetur në bagazhet e një 26-vjeçareje që vinte nga Anglia drejt Shqipërisë. Paratë janë sekuestruar, ndërsa e reja, e lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, është proceduar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare. Evidentohet dhe goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave. Sekuestrohen 15 000 paund, procedohet penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë. Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore. Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI