Flash

Të pathënat e Verës, gruas shqiptare që u masakrua në Itali nga ish-bashkëshorti

Lapsi.al 22 November 2022
Të pathënat e Verës, gruas shqiptare që u masakrua në

Vrasja e çiftit shqiptar në Itali është në qendër të vëmendjes nga mediat italiane të cilat kanë zbuluar detaje të reja. Vera Myrtaj kishte ardhur në shtetin fqinj nga Greqia, rreth tetë vjet më parë me sa duket me këshillën e dy vëllezërve të saj që kishin kohë që punonin në Itali.

Menjëherë pas kësaj, 37-vjeçares iu bashkua edhe ish-bashkëshorti Viron Karabollaj, i cili kishte kërkuar të ribashkohej me viktimën.

Në vitin 2016, të dy ishin zhvendosur në Spinea, ku kishin banuar në një shtëpi të madhe. Një shtëpi në të cilën ndër vite ishin investuar mijëra euro për ta përshtatur me nevojat e vajzës së tyre më të vogël 13 vjeç, e cila është me aftësi të kufizuara.

Por sipas disa fqinjëve, ky ribashkim nuk funksioni dhe në çift dolën problemet e para, të cilat u bënë gjithnjë e më serioze. Për shkak të dhunës fizike të ushtruar ndaj saj, 37-vjeçarja vendosi t’i jepte fund marrëdhënies së saj dhe të fillonte një jetë të re.

Për t’u krijuar vajzave të saj një jetë më të mirë, ajo kishte vendosur të punonte edhe më shumë se më parë nëpër hotele të ndryshme në Venecia. Por Covid-19 i prishi planet duke bërë që ajo të mendonte një punë tjetër.

Kështu ajo vendosi të bëhej estetiste në shtëpi dhe kishte krijuar një rreth të madh klientësh. Një vit e gjysmë më parë ajo kishte nisur një lidhje me Flonino Mërkurin, 23 vjeç. Me të ajo kishte gjetur më në fund qetësinë dhe së shpejti do të fillonin një jetë së bashku në shtëpinë që 37-vjeçarja kishte blerë vite më parë së bashku me ish-bashkëshortin për vajzat e saj.

Dhe pikërisht kjo e fundit, është bërë edhe motivi i krimit të kryer nga Viron Karabollaj, i cili vendosi t'i merrte jetën edhe vetes./Klan News

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI