Flash

Shqipëria, ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më të ulët të çmimeve në Europë

Lapsi.al 22 November 2022
Shqipëria, ndër 6 vendet që kanë pasur rritjen më

Pavarësisht se gjithçka është shtrenjtuar, Shqipëria vijon të renditet ndër vendet që kanë pasur rritjen më të ulët ët çmimeve në Europë. INSTAT ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, i cili i bën ndryshimet e çmimeve të krahasuara me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2022 është 8,0 % nga gati 12% që është për mesataren e bashkimit Europian me 27 shtete. Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.

Ky nivel relativisht i ulët i inflacionit shpjegohet me energjinë, e cila në Europë është bërë shumë e shtrenjtë për konsumatorët, duke dhënë ndikimin kryesor në treguesin e inflacionit, ndërsa në Shqipëri, çmimi për konsumatorin familjar ka mbetur i pandryshuar deri tani (shënim i Monitor). Psh, sipas Eurostat, në eurozonë në tetor inflacioni arriti në një rekord të ri prej 10.6%, me energjinë që u shtrenjtua me 41.5%, duke ndikuar në 4.4 pikë përqindje të rritjes së inflacionit.

Ndërsa në Shqipëri, në inflacionin e harmonizuar të tetorit (+8%) ndikimin kryesor e kanë ushqimet dhe pijet alkolike, sipas INSTAT, që kanë ndikuar në 4.84 pikë përqindje. Si rrjedhojë buxhetet e familjeve janë rënduar më shumë për nevojat minimale të sigurimit të jetesës, teksa ushqimet zënë rreth 42% të peshës totale të shpenzimeve, kundrejt 12% që është ky tregues në Europë.

Sipas INSTAT, në tetor, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,7 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Transporti” me 12,9 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4 % secila, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 % dhe “Komunikimi” me 0,6 %.

Në muajin Tetor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,3 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Transporti” me 0,8 %, pasuar nga grupet “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,5 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,4 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,3 %, “Shëndeti” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secila, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,1 %, Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 1,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 %

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) mat ndryshimin e nivelit të çmimeve me pakicë të mallrave dhe shërbimeve nga pikëpamja e strukturës së shpenzimeve të cilat konsumatori (vendas dhe i huaj) synojnë për konsumin final në territorin e Shqipërisë.

IHÇK përdoret për monitorimin e lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane, duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve të Evropës dhe si inflacion zyrtar i Bankës Qendrore Evropiane duke siguruar stabilitetin e çmimeve në Bashkimin Ekonomik dhe Monetar/MONITOR

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI