Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Raporti i BE/ Çfarë po i lidh grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor

Lapsi.al 22 November 2022
Raporti i BE/ Çfarë po i lidh grupet kriminale të Ballkanit

Rrjetet e Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drOgës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian (EMCDDA).

Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.

“Disa vende të BE-së gjenden në rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor përpara se të kthehesh në BE. Kjo do të thotë se flukset e trafikimit mund të jenë komplekse”, thuhet në raportin në fjalë i cili është pjesë e një studimi më të madh rajonal të kryer mes viteve 2019 dhe 2022.

Komunitetet e shumta në vendet e BE-së, po ashtu ofrojnë një grup individësh që mund të shfrytëzohen ose rekrutohen nga këto rrjete, thuhet në raport. Agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA, raportoi lidhur me veprimtarinë e grupeve nga Ballkani Perëndimor në Belgjikë dhe Holandë, ku portet si Antwerp-i dhe Roterdam-i luajnë një rol të rëndësishëm tek trafiku i drogës në BE.

Sipas agjencisë EMCDDA, rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Këto rrjete kanë vënë në përdorim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raport.

Këtu përfshihen pajisjet komplekse për kultivim në mjedise të brendshme, përdorimin e dronëve, shfrytëzimin e monedhave dixhitale dhe komunikimet e koduara. Si Ballkani Perëndimor ashtu edhe vendet e BE-së shërbejnë si strehë për kriminelët që fshihen nga grupet rivale kriminale ose nga organet e zbatimit të ligjit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA. /VOA

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në 'Transballkaniken' e Vlorës. Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të përfshira...

19:28

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI