Flash

Përmbytjet/ Rama, 9 vjet në varkën e krahasimeve me të shkuarën

Lapsi.al 22 November 2022
Përmbytjet/ Rama, 9 vjet në varkën e krahasimeve me të
Për të nxjerrë bllof opozitën, kryeministri Rama iu desh të kthehet 12 vite pas në kohë. Ai publikoi një videomontazh të kohës kur Sali Berisha ishte kryeministër në vitin 2010 dhe në Shkodër ndodhi një nga përmbytjet më të mëdha. Në video Berisha është filmuar duke justifikuar derdhjet nga Komani. Është e njëjta gjë për të cilën akuzon sot qeverinë e Ramës. “Shumë e vështirë në këtë situatë, nuk ke rrugë tjetër” dëgjohet të thotë Berisha në video.
“Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!” është mesazhi i Ramës, që duket se e ka kapur në kundërshtarin në gabim.
[caption id="attachment_779204" align="alignnone" width="636"] Foto ilustruese, permbytjet ne Shkoder[/caption]

Krahasimet me të shkuarën pas 9 vitesh në pushtet

Por a e justifikon Edi Ramën një video e 12 viteve më parë? Sepse ende pas 9 vitesh qeverisje të Edi Ramës, Shkodra dhe Lezha vazhdojnë të përmbyten. Edhe sikur krahasimi të qëndrojë, është fakt se Rama nuk i ka dhënë dot një zgjidhje situatës. Kjo nuk është hera e parë që, për të mbuluar dështimin me përmbytjet, Rama nxjerr krahasimet me të shkuarën. Lapsi.al ka mbledhur disa prej tyre në kohë përmbytjesh. Fatkeqësi pas fatkeqësie, krahasimi është po i njëjti me përmbytjet e vitit 2010.

“Beteja me motin dhe me të shkuarën”, viti 2015

Në vitin 2015, zona fushore e Nënshkodrës u përmbyt si zakonisht. Por kësaj radhe dëmet nga reshjet ishin më të shumta në jug, në Novoselë dhe Levan. “Nuk luftojmë vetëm me motin, por luftojmë edhe me të shkuarën” tha atëherë Rama. Fajin ia hodhi Berishës që kishte dy vjet që kishte dhënë dorëheqjen. “Kjo është dhe një betejë me një të shkuar tragjike, ku ka ndodhur katrahura më e madhe territoriale dhe urbane në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore” shprehej kryeministri Rama në atë kohë. [caption id="attachment_779200" align="alignnone" width="1348"] Edi Rama ne Shijak[/caption]

Faji i “zhvillimit kaotik dhe pa disiplinë”, viti 2016

Ditët e para të Janarit të vitit 2016 e gjetën sërish një pjesë të vendit nën sundimin e ujit. Banorët e Shkodrës kishin dalë në protestë kundër qeverisë, që kishte nxituar t'i jepte dëmshpërblime për të përmbyturit në Novoselë dhe Levan. Rama zgjodhi të shkonte në Shijak. Fajin ia ngarkoi prap qeverisë së Berishës. Tha se përmbytjet vinin nga shkatërrimi i pyjeve dhe ndërtimet pa plan.
“Duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm, që këto janë faturat që i paguajmë dhe do të vazhdojmë t’ia paguajmë një zhvillimi kaotik, pa plan, pa rregulla, pa disiplinë, me ndërtime e projekte kuturu”, deklaronte Rama.
[caption id="attachment_779199" align="alignnone" width="565"] Status në rrjetet sociale, ku Rama falenderon Bashën për përpjekjet në Darzezë[/caption]

Falenderimi për Lulzim Bashën në vitin 2017

Mbi 10 mijë hektarë tokë u përmbytën në vitin 2017. Mbi 4700 shtëpi u gjendën nën ujë. është i vetmi vit kur nuk bëri asnjë krahasim me qeverisjen e Partisë Demokratike. Por Rama gjeti kohë ta falenderonte Lulzim Bashën për deklaratat konstruktive nga zonat e përmbytura.
“Gjithkush prej nesh mund të bëjë punë të mira dhe kur dikush e bën një punë të mirë, sado e vogël a e madhe qoftë, duhet falenderuar e respektuar për atë punë, pavarësisht nëse në jetën e përditshme mendojmë njësoj a mendojmë krejt ndryshe”, shkruajti kryeministri në Facebook.
Kësaj radhe akuzave të opozitës i iku duke publikuar edhe një fotografi të kreut të opozitës Basha, gjatë vizitës së tij në Darëzezë të Fierit.

Fotot krahasuese të vitit 2011 me vitin 2018

Në javën e parë të marsit të vitit 2018, fshatrat e Shkodrës kishin më shumë se 20 ditë nën ujë. Por Rama sapo kishte marrë mandatin e dytë. Në Shkodër nuk kishte shkuar ende. Gjithsesi gjeti një mënyrë për t'u krahasuar me qeverisjen e Partisë Demokratike. Bëri një fotomontazh krahasues me vitin 2011, sikur t’i thoshte shkodranëve se ishin më mirë nga ç’kishin qenë para ca vitesh. [caption id="attachment_779205" align="alignnone" width="770"] Rama konference pas permbytjeve ne Shkoder[/caption]

"Reshje më të pakta, në të shkuarën sollën katastrofa" Rama në 2021

Dallimi me të shkuarën ishte argumenti edhe pas përmbytjeve të Janarit të vitit 2021. Opozita e akuzoi se i kishte braktisur mijëra familje nën ujë, me mungesë uji të pijshëm dhe ushqime. Në situatën kritike që kaloi zona e Nënshkodrës, Rama bëri një krahasim me të shkuarën duke folur me "sikur".
“Nuk bën lajm çfarë nuk ndodh, qeveritë vlerësohen jo vetëm për aë që bëjnë, por dhe atë që nuk lejojnë të ndodhë. Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat në jemi përballur këtë herë dhe në shifra krahësimore të sasive të reshjeve në momentet shumë kritike të së shkuarës, ku reshje më të paktë kanë sjellë situatë katastrofike" tha ai, duke e quajtur "të pakrahasueshme" situatën.
Me anë të krahasimit me qeverisjen e PD, Edi Rama ia ka dalë të shmangë deri tani përgjegjësinë për përmbytjet. Por është fakt se ende sot, nuk ka një politikë apo një plan që të çon drejt zgjidhjes përfundimtare për banorët e Shkodrës dhe të Lezhës. Sepse kanë kaluar 12 vjet nga përmbytjet kur qeveriste Partia Demokratike. Varka e krahasimeve fut ujë pas kaq shumë kohësh./Lapsi.al https://lapsi.al/2018/03/23/video-cfare-thoshte-rama-per-permbytjet-kur-ishte-ne-opozite-ne-vitin-2010/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI