Flash

Përmbyset kamioni në Tepelenë, bllokohet aksi Memaliaj-Krahës

Lapsi.al 22 November 2022
Përmbyset kamioni në Tepelenë, bllokohet aksi

Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën një kamion.

Raportohet se kamioni ka qenë pa ngarkesë dhe drejtohej nga I. M., banues në Serbi.

Fatmirësisht sipas policisë, nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI