Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë

Lapsi.al 22 November 2022
Parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, territori shqiptar gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në ultësirën perëndimore. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim të vranësirave,  duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, deri natën vonë ku pritet intensifikim i reshjeve të cilat do të sjelli dhe problematika me vërshimin e ujit kryesisht në ultësirën perëndimore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.

Kosova

Kosova gjatë orëve të para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave në të gjithë territorin. Por si pasojë e zhvillimit të një qendre të presionit të ulët atmosferik mbi Ballkanin Veriperëndimor, pritet shtim i vranësirave të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu deri vonë në mbrëmje.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në pjesën e parë të ditës do të jetë nën ndikimin e vlerave të larta barike të cilat do të bëjnë që të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. POR orët vijuese do të sjellin zhvillim të vranësirave dhe reshje shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore.

Rajoni dhe Europa

Këtë të martë gadishulli Iberik paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa pjesa tjetër e jugut të kontinentit do të jetë me vranësira të shumta dhe reshje shiu të shoqëruara me stuhi ere. Gjithashtu me vranësira dhe rrebeshe shiu do të jetë qendra e kontinentit Evropian. Ndërsa Vendet Nordike dhe Evropa Lindore do të mbizotërohen nga vranësirat e shumta dhe reshjet e dëborës.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI