Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Në Shqipëri punonte polic, në Itali ishte "skifter", arrestohet i riu nga Shëngjin

Lapsi.al 22 November 2022
Në Shqipëri punonte polic, në Itali ishte "skifter",

Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor. Sipas "Ballkanweb", Klisman Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Por disa ditë më parë është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje të zgjatura duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet. Por duket se shkonte në Itali për të grabitur. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri.

Klisman Nikolli u prangos bashkë me bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar. Por tek dera i priste Policia. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një ‘BMW’ e dyshimtë, e cila lëvizte aty ku gjatë natë ndodhnin grabitjet./ BW

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI