Flash

Misteri i zhdukjes në Shqipëri të serverit me miliona të Fatih Ozer

Lapsi.al 22 November 2022
Misteri i zhdukjes në Shqipëri të serverit me miliona të

Gjykata e Elbasanit vendosi pak ditë më parë të ekstradonte turkun Fatih Faruk Ozer. Ai akuzohet për një mashtrim me vlerë rreth 2 miliardë dollarë me kriptomonedhat. Vetë Ozer i mohon akuzat dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht. Ozer u arrestua gjatë verës duke pushuar në Dhërmi. Autoritetet turke e kanë hetuar çështjen në vijimësi deria ranë në gjurmë të tij.

Për këtë çështje ka dhënë detaje gazetari turk, Cevheri Guven. Në kanalin e tij në Youtube ai ka dhënë detaje interesante për këtë arrestim. Sipas gazetarit, Ozerit i ka humbur një shumë e madhe parash në momentin e arrestimit. Bëhet fjalë për qindra milionë dollarë që turku i mbante në një server i cili tashmë është zhdukur.

Guven thotë se Turqia nisi një ekip të posaçëm disa muaj më parë për kapjen e Ozerit në Shqipëri. Pas ndjekjes së konstatimit ata njoftuan policinë shqiptare për kryerjen e arrestimit. Fill pas arrestimit, i njëjti ekip i ardhur prej Turqisë kërkoi paratë e vjedhura.

“Këto para nuk iu kthyen turqve. U morën për të shkuar në xhepa të tjera. Në fillim e lanë të vjedhë dhe të mashtrojë. Pastaj shkuan e kapën në Shqipëri. I vodhën paratë që ai kishte vjedhur nga turqit. Tani po e çojnë në Turqi”, - thotë gazetari Cevheri Guven. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Gjykata e Elbasanit vendos ekstradimin drejt Turqisë të Faruk Ozer

Dalin FOTOT/ Ky është bosi turk i kriptomonedhës duke u fshehur në Shqipëri

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI