Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Meta nuk i ndahet referendumit: Rikthen llogaridhënien

Lapsi.al 22 November 2022
Meta nuk i ndahet referendumit: Rikthen llogaridhënien

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t’u shprehur me anë të Referendumit.

Në Facebook, Meta thotë se në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit do të bëjnë të mundur që popullit shqiptar t’i rikthehet kjo e drejtë.

Meta shtoi se në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, sipas tij e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.

Statusi i Ilir Metës: 

Nëntori i vitit 1998, dita kur përmes Referendumit populli shqiptar votoi për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë meriton një nderim të veçantë.

Kjo është një nga ngjarjet më pozitive për demokracinë në vend, mirëpo prej 24 vitesh popullit shqiptar i është mohuar e drejta për t'u shprehur me anë të Referendumit.

Në bashkëpunim me Partinë Demokratike, me të gjithë forcat e tjera opozitare, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit ne do të bëjmë

të mundur që popullit shqiptar t'i rikthehet kjo e drejtë, të cilën ja garanton vetë Kushtetuta, që populli e votoi 24 vjet më parë.

Në një shtet të kapur dhe me institucione të paralizuara, e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies është Referendumi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI