Flash

Lindin binjakët nga një embrion i ngrirë 30 vjet më parë

Lapsi.al 22 November 2022
Lindin binjakët nga një embrion i ngrirë 30 vjet më

2 foshnja binjake kanë lindur në shtetin amerikan të Tenesit nga një embrion i ngrirë më shumë se 30 vjet më parë. Besohet që ky të jetë një rekord i ri për embrionet më të gjatë të ngrira ndonjëherë që kanë rezultuar në një lindje të suksesshme. Ato u ruajtën në rreth -128C në azot të lëngshëm më 22 prill 1992. Rachel Ridgeway, një nënë e 4 fëmijëve nga Oregon, lindi binjakët më 31 tetor.

Babai, Philip Ridgeway, tha se kjo ishte bërë me marrëveshje. Prindërit mund të vendosin një rekord të ri. Qendra Kombëtare e Dhurimit të Embrioneve, një organizatë private me bazë besimi thotë se ka ndihmuar në lindjen e më shumë se 1200 foshnjave nga embrione të dhuruara. Mbajtësja e mëparshme e rekordit ishte Molly Gibson.

Ajo lindi në vitin 2020 nga një embrion që ishte ngrirë për gati 27 vjet. Embrionet binjake ishin krijuar për një çift anonim i martuar. Burri ishte rreth të 50-tave. Ai u ndihmua nga një dhuruese vezësh 34-vjeçare. Ato u mbajtën në ruajtje në një laborator të fertilitetit në bregun perëndimor të SHBA deri në vitin 2007. Në atë kohë ata i dhuruan që një çift tjetër t'i përdorte në vend të tyre. Embriologët kryen më pas shkrirjen dhe transferimin në mitër në fillim të këtij viti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI