Flash

Kendall Jenner në krahët e Harry Styles?

Lapsi.al 22 November 2022
Kendall Jenner në krahët e Harry Styles?

Kendall Jenner mori pjesë së fundmi në një koncert të Harry Styles dhe fansat e tij mendojnë se puthja që ai drejtoi në audiencë ishte për yllin e “The Kardashians”.

Kendall ishte për të mbështetur ish të dashurin e saj në koncertin e tij të fundit dhe fansat mendojnë se dyshja po “rindezin” romancën e tyre.

Është bërë virale videoja e Harry-t duke performuar këngën e tij “Love of My Life” ku gjatë saj, ai hodhi një puthje në drejtimin ku po qëndronte Kendall. Në koncert ishte edhe Kylie Jenner dhe Hailey Bieber.

Kendall dhe Harry kanë një histori romantike që daton që nga viti 2013. Dyshja u panë për herë të parë së bashku në fund të vitit 2013, në të njëjtin vit që Harry ndërpreu marrëdhënien e tij me superyllin Taylor Swift. Ata janë shfaqur së bashku edhe në “The Late Late Show With James Corden”.

Sakaq kujtojmë që Kendall Jenner dhe Devin Booker janë ndarë para një muaji.

Disa burime një ditë më parë konfirmuan për “PEOPLE” se ylli i Kardashians dhe basketbollisti i dhanë fund lidhjes së tyre muajin e kaluar për shkak të punëve të tyre të vështira.

“Të dy kanë orare tepër të ngjeshur për momentin me karrierën e tyre dhe ata kanë vendosur ta bëjnë atë një prioritet”, tha një burim për “PEOPLE”. Për Jenner, kjo përfshin linjën e saj të tekilës 818 dhe karrierën e saj të modelingut, dhe për Booker, është përfshirja e tij në NBA.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Jason David Frank

Jason David Frank, i njohur për rolin e tij si Tommy Oliver është ndarë nga jeta në moshën 49 vjecare.  Një përfaqësues i Frank e konfirmoi lajmin për People. ...

14:29

Ledri dhe Mozzik në një bashkëpunim?

Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkë...

14:00

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI