Flash

Kendall Jenner dhe Devin Booker i japin fund lidhjes

Lapsi.al 22 November 2022
Kendall Jenner dhe Devin Booker i japin fund lidhjes

Kendall Jenner dhe Devin Booker thuhet se janë ndarë për herë të dytë. “Të dy kanë orare tepër të ngjeshura për momentin. Ata kanë vendosur të kenë karrierën prioritet", zbuloi një burim për People.

Megjithatë, dyshja planifikojnë të qëndrojnë në kontakt pasi thuhet se e kanë marrë vendimin së bashku.“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dëshirojnë vetëm më të mirën”, shtoi një burim i dytë.

Lajmi vjen vetëm pak muaj pasi modelja dhe lojtari i NBA, 26 vjeç, i dhanë fund për herë të parë. Në qershor, burimet i thanë Page Six se kishin mendime të ndryshme në lidhje me marrëdhënien  e tyre.“Devin nuk do t'i propozoj martesë.Prioriteti i tij është karriera,”  tregoi burimi i brendshëm. "Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj." Mirëpo, menjëherë pasi u publikua lajmi, ata u fotografuan së bashku në Soho House në Malibu.

Ish-çifti ndezi për herë të parë thashethemet për romancë në fillim të vitit 2020 në fillim të pandemisë COVID-19. Jenner i bëri gjërat zyrtare në Instagram kur postoi një foto të saj dhe Booker për Ditën e Shën Valentinit 2021. Edhe pse  e mbajtën lidhjen e tyre larg vëmendjes, Devin mori pjesë në dasmën italiane të Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në maj./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Jason David Frank

Jason David Frank, i njohur për rolin e tij si Tommy Oliver është ndarë nga jeta në moshën 49 vjecare.  Një përfaqësues i Frank e konfirmoi lajmin për People. ...

14:29

Ledri dhe Mozzik në një bashkëpunim?

Ledri Vula dhe Mozzik janë padiskutim dy ndër reperët më në zë të momentit. Së fundmi, burime për “Prive” bëjnë me dije se ata do të sjellin shumë shpejt bashkë...

14:00

Lionel Richie merr çmimin 'AMA Icon Award'

Lionel Richie pranoi së fundmi çmimin 'AMA Icon Award' duke u bërë artisti  i vetëm që ngjitet në skenë në çdo dekadë që nga fillimi i shfaqjes. Teksa pranoi çm...

12:29

Lista e fituesve të AMA 2022

Të dielën mbrëma, AMA 2022 u mbajt në Microsoft Theater në Los Angeles dhe shfaqi artistë nga bota e muzikës, shumë prej të cilave morën trofe për punën e tyre....

12:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI