Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

Lapsi.al 22 November 2022
Pse duhet të protestojë opozita më 6 dhjetor

Ambasadorët e BE në Tiranë duhet të jenë ndjerë në siklet kur kanë njoftuar ministritë e tyre se opozita shqiptare pritet të mbajë një protestë më 6 dhjetor,  kundër qeverisë mikëpritëse të samitit me Ballkanin Perëndimor. 

Duke qenë se protesta të tilla, të organizuara nga forca të rëndësishme politike paralelisht me evente të mëdha ndërkombëtare, janë të pazakonta, diplomatëve në Tiranë do të duhej që njoftimin ta shoqëronin me një tekst goxha shpjegues. Pikërisht këtu qëndron edhe ngërçi i tyre. Protesta e 6 dhjetorit, e thirrur nga opozita shqiptare, nuk është një ngjarje e shkëputur për t’u dëshmuar para liderëve europianë, por një përpjekje për të marrë vëmendjen e tyre pasi për vite me radhë ka ndeshur me heshtjen e pamerituar të përfaqësive të tyre në Tiranë. Madje, në jo pak raste, me njanshmërinë e tepruar në favor të qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Opozita ka zgjedhur qëllimisht, që pikërisht më 6 dhjetor, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit europian për disa orë do të zhvendosen në Tiranë, shqetësimet dhe revoltën e saj ta adresojë në nivelin më të lartë. Më shumë se një protestë kundër regjimit këtu, manifestimi opozitar synon të jetë një këmbanë alarmi ndaj gjithçkaje që perëndimi ka anashkaluar mbi demokracinë në Shqipëri në emër të të ashtuqajturit stabilitet.

Lexo me tej:

Provokimi i Berishës/ Protestë në ditën e samitit të BE në Tiranë

Liderët europianë do të duhet të përballen kështu me sytë e tyre me realitetin e vërtetë të vendit, ku do të mblidhen për këtë samit të rëndësishëm. Ata do të jenë mysafirë në një vend, të cilin organizatat e vendeve të tyre e kanë përcaktuar si një demokraci hibride, me mungesa të theksuara të lirive themelore, të sëmurë nga korrupsioni dhe emigracioni masiv. Mikëpritësi i tyre, një njeri që ka 10 vjet në pushtet, ka kontroll ekskluziv mbi qeverinë dhe Kuvendin. Ai ka në dorë 100 përqind pushtetin lokal, komandon ekonominë e vendit, mediat kryesore dhe tërheq në prapaskenë fijet e drejtësisë së re.

Në 6 dhjetor, opozita duhet të risjellë më fort në vëmendje, raportet e vëtë shteteve që zbarkojnë në Tiranë, të cilat flasin për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka depërtuar në nivelet më të larta të qeverisjes. Përpara dhjetra mediave europiane, është rasti për të kthyer kamerat tek problemet reale nga të cilat vuan sot demokracia shqiptare. Se si për hir të stabilitetit janë injoruar vjedhjet e zgjedhjeve, ndryshimet e njëanshme të rregullave të lojës, grabitja e pasurisë publike nëpërmjet tenderave pa garë (madje në kundërshtim edhe me sugjerimet e vetë BE), përdorimi i shtetit në fushata elektorale, mbyllja e dosjeve të krimit e korrupsionit në nivele të larta. Se si lehtësia për të injoruar funksionim normal të demokracisë, ka prodhuar në Shqipëri një pushtet autokratik që sot guxon të sfidojë edhe vetë BE me amnistinë fiskale apo ligje që shkelin MSA si në rastin e portit të Durrësit.

Berisha: Në 6 dhjetor protesta e opozitës, të mikpresim liderët e BE

Dalja e opozitës, përveç arsyeve më lart, është jetike për të dëshmuar se pushteti në Shqipëri nuk mund ta eleminojë atë politikisht. Ambasadorët në relacionet e tyre, janë të detyruar të shpjegojnë atë për të cilën kanë heshtur deri më sot, e më keq akoma e kanë deformuar, duke shmangur një realitet të pamohueshëm për vetë shqiptarët, se cila është opozita e vërtetë në Shqipëri. Se ajo nuk mund të emërohet nga kryeministri, të çertifikohet nga gjykata dhe të noterizohet nga ambasadat. Dhe kur emisarët europianë në Tiranë bëjnë sikur nuk e shohin këtë, liderëve të tyre u duhet treguar e vërteta, më mirë se në çdo rast, më 6 dhjetor.

‘A do i bashkohet PL protestës së 6 dhjetorit?’, përgjigjet Meta

Kopaçet patetike me kanune e tradita apo përrallat me rusë e rubla, nuk kanë më treg ku të shiten. Nuk është opozita që po na turpëron në sytë e botës, por një regjim që na ka nxirë në çdo raport zyrtar e në çdo raportim mediatik sistematikisht në 5 vitet e fundit. Nëse një pjesë e ambasadorëve këtu, kanë pranuar në heshtje të bëjnë fasadën e qeverisë dhe të quajnë opozitë atë të cilën e përcaktoi Taulant Balla dy ditë më parë, opozita e vërtetë ka rastin më të mirë për t’u treguar shefave të tyre një tjetër realitet. Të cilin, përfaqësuesit e tyre në Tiranë do të duhet ta shpjegojnë ashtu siç është. Takimet me “opozitën zyrtare” nuk e shmangin dot 6 dhjetorin. Atë e ka thirrur opozita reale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Zgjedhjet lokale, Rama si Alfred Çako

Turi paraelektoral, që kryeminstri Rama ka nisur në vigjilje të zgjedhjeve lokale të 14 majit, po dëshmon se strategjia e partisë në pushtet edhe këtë herë do t...

17:30

12 nëntori, stanjacioni i protestës

Ndonëse protesta e këtij 12 nëntori qe më e madhe dhe më e organizuar se e 7 korrikut, ajo nuk prodhoi dot efektin surprizë të së parës. Në 7 korrik përkrahësit...

19:57

Si po e shantazhon Top Channel Ramën 

Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një përplasje me News 24 dhe mediat e grupit mediatik të Irfan Hysenbelliut, këtë radhë, episodi i ndryshëm ...

11:09

Charteri, çarku ku ka ngecur Rama

Ndonjëherë mund të bësh njëmijë e një zullume të tmerrshme e t’ia hedhësh paq dhe mjafton më banali prej tyre për të të nxjerrë zbuluar. Kjo po i ndodh Edi Ramë...

16:37

Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi Ramës për 137 bredhjet e tij me avion taksi nëpër botë edhe nëse kanë tentuar të kuptojnë kanë mbetur më ...

19:51

Dështimi i ndërkombëtarëve të Tiranës

Ndërkombëtarët në Tiranë kanë filluar të korrin frytet e hidhura të asaj që kanë mbjellë për një kohë të gjatë me mbështetjen e Edi Ramës. Diplomatët e vendosur...

10:17

Demokracia jonë si tirani e shumicave

Debatet e fundit politike si në gjirin e opozitës por edhe jashtë saj kanë forcuar idenë se demokracia në thelb është respektimi i vullnetit të shumicës. Berish...

13:33

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43