Flash

Zbulohen emrat e çiftit shqiptar që u vra në Itali, autori i krimit vret veten

Lapsi.al 21 November 2022
Zbulohen emrat e çiftit shqiptar që u vra në Itali, autori i

Mediet italiane kanë publikuar emrat e çiftit shqiptar që u vra mbrëmjen e djeshme brenda banesës së tyrë në Venecia. TG.COM shkruan se viktimat janë identifikuar si Mynevere Karabollaj 37 vjeç dhe Flonino Mërkuri 24 vjeç. Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë ish-bashkëshorti i 37-vjeçares është gjetur i vdekur brenda një kasolleje. Mendohet se ai është vetëvrarë pasi vrau Menevere Karabollajn dhe Flonino Mërkurin.

Trupat e pajetë u gjetën nga karabinierët rreth orës 22:00 të së dielës në Venecia. Kjo ndodhi pasi vajza e gruas njoftoi policinë se nuk mund të kontaktonte nënën e saj. Fillimisht u mendua për një rast vrasje-vetëvrasje, por gjatë hetimeve në vendngjarje u zbulua se ishte një person i tretë që kishte kryer vrasjen e dyfishtë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit kanë gjetur një armë zjarri dhe një thikë. Sipas mediave italiane të dy bashkëjetuesit ishin vrarë me thikë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI