Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video / Katar 2022: Anglia e Southgate nis bindshëm, goleadë ndaj Iranit 6-2

Lapsi.al 21 November 2022
Video / Katar 2022: Anglia e Southgate nis bindshëm, goleadë ndaj

Ka përfunduar 6-2 sfida e dytë e Botërorit Katar 2022, ajo mes Anglisë dhe Iranit. E ka nisur si jo më mirë skuadra e Southgate duke dominuar të gjithë ndeshjen. Mënyra më e mirë për t'i thënë kundërshtarëve të tyre se synojnë trofeun më madhor të futbollit.

Një sfidë e cila është shenjuar edhe nga një incident me protagonist portierin e Iranit Beiranvand. Ky i  fundit është përplasur me shokun e skuadrës Hossein duke mbetur i shtrirë në fushë. Moment që ka ndërprerë ndeshjen për disa minuta deri në “ok” e stafit mjekësor për të vazhduar lojën.

Golat për kombëtaren angleze e tektnikut Southgate u realizuan nga Bellingham, Sterling, dygolësh i Saka, Rashford dhe Grealish. Ndërkohë për skuadrën iraniane ka realizuar dygolësh Taremi.

Gjashtë gola dhe as edhe një nga Kane. Anglia ka shumë armë dhe tregoi disa. Kapiteni nuk mbante shiritin ylber kundër diskriminimit: FIFA kishte kërcënuar me sanksione. Ndërkohë lojtarët iranianë nuk e kënduan himnin në shenjë proteste kundër regjimit të vendit të tyre. Me sa duket në këtë Botëror nuk do të flasim vetëm për futbollin…

Kështu Anglia merr tri pikët e para në Grupin B. Takimi i radhës për skuadrën e Southgate do të jetë ai me Uellsin më 29 nëntor.

ANGLI 6-2 IRAN

Bellingam 35′, Saka 44′, 62′, Sterling 45′, Rashford 71′, Grealish 90′ / Taremi 64′, (p) 90’+13′ 

Lexo më shumë: Anglia e Irani dy koncepte të ndryshme përballë: Southgate me sytë nga Kane

Të këshilluara

Dj Pm: Bashkëpunimi me S4MM ai më i dobti

Të ftuar në “Zemër Luana”, Sarah Berisha dhe Dj PM janë vënë në siklet në një prej lojërave. PM iu kërkua të rendiste bashkëpunimet e tij me Lumi B dhe Ermal Fe...

16:03

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI