Flash

Turizmin e 2022-s e mbajtën në këmbë shqiptarët e Kosovës, italianët, polakët dhe gjermanët

Lapsi.al 21 November 2022
Turizmin e 2022-s e mbajtën në këmbë shqiptarët e

Sektori i turizmit ka shënuar një vit të mbarë në 2022-n, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Europa. Edhe gjatë sezonit veror që sapo lamë pas, peshën kryesore të vizitorëve të huaj e mbajtën hyrjet nga Kosova. Ata shënojnë 15,3% të totalit të turistëve gjithsej, vendas dhe të huaj. Shifrat e publikuara nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se shtetasit e Kosovës kanë kontributin më të madh turistik në vend, pas atyre vendas. Sipas INSTAT, rreth 37% të totalit të vizitorëve në vend, që konsiderohen si turistë e zënë ata vendas.

Pas turistëve vendas, renditen shtetasit e Kosovës. Hyrjet e shtetasve nga Kosova, të cilët patën peshën kryesore të turizmit gjatë periudhës qershor-shtator 2022 variuan nga 11%-16.7% muaj pas muaji.

Pas shtetasve të Kosovës, për vendin e dytë “garojnë” italianët dhe polakët. Në qershor dhe korrik vizitorët nga Polonia ishin të dytët. Ata përbënin përkatësisht 7.1 dhe 6.3% të totalit të vizitorëve turistikë në vend. Në gusht dhe shtator, stafetën e morën italianët, me përkatësisht 6.7% dhe 8.7% të totalit të numrit të vizitorëve gjithsej.

Gjermanët përbënë rreth 5-6% të totalit, të ndjekur nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut (4-5%). Risi për këtë sezon ishin dhe 2.6% turistëve të huaj që vizituan vendin. Shtetasit europianë gjithnjë e më tepër po shfaqin interes për Shqipërinë. Rëndësia e këtyre të fundit qëndron në faktin se turistët jo rezidentë janë ata që sjellin më shumë të ardhura në ekonomi. Këtë e tregon më së miri edhe rritja e porosive në bare, restorante, hotele, rritja e likuiditetit etj.

Nga Kosova dominojnë turistët që vijnë të paorganizuar, me makinat e tyre, ndërsa polakët vijnë kryesisht përmes agjencive turistike. Në total, gjatë katër mujorit të sezonit turistik 2022, 62.5% e vizitorëve në vend ishin turistë të huaj, pjesa tjetër vendas.

Megjithatë, kriza ka prekur dhe vizitorët e huaj, që po shfaqen më të kufizuar në shpenzime. Fatos Çerenishti, Administrator “FAFA Group” që ofron kapacitete të mëdha akomoduese në zonën e Golemit, pohon se viti 2022 në tërësi, me pjesën e sezonit veror si kryesor, ka qenë i mbarë për hotelerinë.

Por, ai shton edhe pse në numër turistësh ka rritje, shpenzimet e tyre kanë qenë të ulëta. Sidomos sa u takon shpenzimeve jashtë paketës, në bar-restorante.

“Ky segment ka shfaqur tkurrje në të ardhura dhe mesa kuptoj është tendenca e kursimit, por edhe mundësive më të ulëta për të shpenzuar nga ana e individëve dhe familjeve, në kushtet e shtrenjtimit të kostos së jetesës me të cilën po përballemi të gjithë”, pohon ai./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI