Flash

Situata në veri/ Haradinaj: Të mblidhet urgjent Kuvendi i Kosovës

Lapsi.al 21 November 2022
Situata në veri/ Haradinaj: Të mblidhet urgjent Kuvendi i Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tërhiqet nga vendimi për targat deri në arritjen e marrëveshjes me Serbinë. Po ashtu, me atë një postimi në rrjetin e social në Facebook, Ramush Haradinaj kërkoi një mbledhje urgjente të Kuvendit të Kosovës.

"I bëj thirrje Kryeministrit ta pezullojë zbatimin e vendimit për targat deri në arritjen e marrëveshjes për njohje të ndërsjellë. I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit që urgjentisht ta thërrasë Parlamentin në seancë të jashtëzakonshme, që të miratohet Rezoluta e propozuar prej AAK, për tejkalimin e situates së krijuar.

Po ashtu i kërkoj Presidentes të marrë rol aktiv në qetësimin e situatës dhe në kapërcimin e ngërçit të krijuar. I ftoj të gjithë qytetarët serb që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të mos bien pre e kalkulimeve politike të regjimit në Beograd. Është momenti i fundit që qeveritë në Beograd e në Prishtinë, të ulen e të bien në ujdi për marrëveshjen e paqes për njohje, e të heqin dorë nga veprimet që rrezikojnë jetët e njerëzve!," - shkruan Haradinaj.

Sot, nuk është arritur asnjë dakordësi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit Serb, Aleksandër Vuçiç për çështjen e targave. Kryedipolmati i Bashkimit Evropian Josep Borrell, tha se një propozim i tyre ishte pranuar vetëm nga Vuçiç, por ishte kundërshtuar nga Kurti. Vuçiç, tha se në bisedimet me Kurtin nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Kurti tha se propozimi i Bashkimit Evropian për çështjen e targave ilegale serbe ka qenë i papranueshëm. Borell, deklaroi se dy krerët e dy vendeve mbajnë përgjegjësi të plotë për dështimin e negociatave si dhe për çdo përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

LEXO EDHE: Kreu i NATO-s: I zhgënjyer nga dështimi i takimit Kurti – Vuçiç

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në 'Transballkaniken' e Vlorës. Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të përfshira...

19:28

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48