Flash

Situata e rënduar në Shkodër, 2 mijë hektarë dhe 590 banesa të përmbytura

Lapsi.al 21 November 2022
Situata e rënduar në Shkodër, 2 mijë hektarë dhe 590

Në Shqipëri, moti i keq ka përkeqësuar situatën në zonën e Shkodrës. Deri në orën 10.00 të ditës së sotme rezulton të jetë përmbytur një sipërfaqe prej 2405 hektarësh. Nga këto 1000 hektarë tokë bujqësore janë në njësinë Ana e Malit, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë. Në Dajç janë nën ujë 140 hektarë. 165 hektarë janë të përmbytur në Velipojë. Në njësinë administrative Guri i Zi janë mbuluar nga ujërat 500 hektarë. Po ashtu 600 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur dhe në Bërdicë.

Në total sipas të dhënave zyrtare janë 590 banesa dhe mjedise biznesi në të cilat ka prani të ujërave, shumica në Bërdicë dhe Guri i Zi. Për pasojë 32 familje me 139 anëtarë janë evakuuar. Në shumë zona lëvizja bëhet ose me mjete të vogla lundruese ose me automjete të larta si traktorë. Situatë e vështirë dhe në Lezhë, me mbi 25 banesa të përmbytura dhe qindra hektarë tokë të mbuluara nga uji në Gjadër, Piraj apo Torovicë.

Policia njoftoi sot se gjatë orëve të mëngjesit janë gjetur trupat e dy personave, babë e bir, Pjetër e Jason Rrushaj, 48 dhe 18 vjeç, të cilët u rrëmbyen nga ujërat e një përroi në Shkrel të Malësisë së Madhe ndërsa po udhëtonin me një automjet.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI