Flash

Parashikimi i motit: Java nis me reshje e ulje temperaturash

Lapsi.al 21 November 2022
Parashikimi i motit: Java nis me reshje e ulje temperaturash

Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë me vranësira të shumta. Ato do të gjenerojnë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në momente të shkurtra.

Ndërsa pas mesdite pritet përmirësim gradual i kushteve të motit, duke sjellë dhe intervale të shkurtra me kthjellime në një pjesë të mirë të vendit. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të vijoj të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në Kosovë, ku më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore.

Më pas kemi përmirësim të përkohshëm të motit në territorit duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës e gjithë MV do të jetë me vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriperëndimore.

Ndërsa pas mesdite parashikohet që të ketë ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Pjesërisht Europa Qëndrore do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në Europën Jugore.

Në Skandinavi dhe vendet Lindore priten reshje dëbore.

 

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI