Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Pak orë nga zbatimi i targave/ Ç’po ndodh tani në veri të Kosovës

Lapsi.al 21 November 2022
Pak orë nga zbatimi i targave/ Ç’po ndodh tani në veri

Mesnatën e sotme hyn në fuqi vendimi i qeverisë së Kosovës për të zbatuar gjobat për automjetet që kanë targa serbe. Dështimi i takimit Kurti – Vuçiç në Bruksel ka kthyer sytë nga ajo që po ndodh në veri të Mitrovicës. Gazetarët e Kosovës që raportojnë nga ura e Ibrit thonë se për momentin gjithçka duket e qetë.

Ajo që bie në sy është një lëvizje e paktë e qytetarëve në rrugë. Në komunat në veri nuk ka patrullim të shtuar të Policisë së Kosovës. Në terren shihen makina të policisë që po këqyrin situatën. Të njëjtat burime thanë se serbët po përgatiten për një protestë të martën.

Në një deklaratë të lëshuar më herët, policia e Kosovës u shpreh se të martën nis zbatimi i gjobave për targat e paligjshme.

“Ashtu siç është bërë e ditur sipas vendimit për targat Nr.05/103, deri me datë 21 nëntor ishte paraparë shqiptimi i masës së qortimit. Pas kësaj date, nga 22 nëntori, Policia e Kosovës e ka bërë të ditur se do të fillojë zbatimin e shqiptimit të gjobës sipas legjislacionit në fuqi”, - ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai tha se Policia e Kosovës po ndjek në vazhdimësi zhvillimet e fundit, Në bazë të tyre do të marrë masat e nevojshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Si do të jetë moti për të martën

Edhe përgjatë ditës së martë parashikohen stuhi shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara o të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Dita e martë pri...

18:52

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI