Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Murgesha që fitoi “The Voice” tani punon si kameriere

Lapsi.al 21 November 2022
Murgesha që fitoi “The Voice” tani punon si kameriere

Murgesha që u bë një sensacion botëror pasi fitoi versionin italian të “The Voice, ka surprizuar sërish. Ajo rrëfen tani se e ka hequr dorë nga kisha dhe se po punon si kameriere në Spanjë.

Motër Cristina Scuccia, nga Siçilia, tronditi jurinë duke përfshirë edhe të ndjerën Raffaella Carrà, gjatë audicionit të saj në vitin 2014. Ajo performoi këngën hit të Alicia Keys, “No One”. Pasi kuptoi se zëri i jashtëzakonshëm i përkiste një murgeshe, Carrà, e cila vdiq vitin e kaluar, tha: "Nuk mund të flisja për disa minuta".

Scuccia jetonte në atë kohë mes murgeshave në një manastir në Milano. Atë verë ajo këndoi edhe “What a Feeling” nga filmi Flashdance. Më vonë nxori një album, të cilin ia dha edhe Papa Françeskut. Ai ishte një version i “Like a Virgin” të Madonna. Talenti i saj mori lëvdata nga disa kardinalë italianë. Megjithatë pjesa tradicionale e kishës katolike italiane e kritikoi këtë veprim.

Por tashme 34-vjeçarja tha se e kishte braktisur jetën si murgeshë.

Ajo doli në një emision e veshur me taka të larta dhe një kostum pantallonash të kuqe, me hundë të shpuar dhe flokë të gjatë të errët të lëshuar lirshëm.

“Besoj se duhet të dëgjoni me guxim zemrën tuaj. Ndryshimi është një shenjë e evolucionit, por është gjithmonë e frikshme. Gjithmonë duhet të pyesësh dikë tjetër. A është kjo e drejtë apo të gabuar?” – tha ajo.

LEXO EDHE: FOTO+18/ Pas 10 vitesh murgeshë, vendos të luajë filma “me pullë të kuqe”

Scuccia tha se lënia e murgeshës ishte një vendim që një psikolog e ndihmoi t’a përpunonte. Tha se kjo nuk do të thotë se ajo kishte hequr dorë nga besimi i saj. Ajo shtoi se ishte duke ndjekur ëndrrën e saj për një karrierë në muzikë.

“Zgjodha të ndjek zemrën time pa menduar se çfarë do të thoshin njerëzit për mua,” - shtoi ajo. “Unë bëra një hap besimi dhe isha i shqetësuar se mos përfundoja nën një urë. Këtë ia përsërisja gjithmonë psikologut tim.” ©LAPSI.al

Da Suor Cristina a Cristina Scuccia, che bellezza sotto il velo!

Suor Cristina Scuccia toglie il velo: "Dio, The Voice, la crisi e l'amore"

Të këshilluara

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë mbrëmje në 'Transballkaniken' e Vlorës. Burime bëjnë me dije se një prej mjeteve të përfshira...

19:28

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI