Flash

Lionel Richie merr çmimin 'AMA Icon Award'

Lapsi.al 21 November 2022
Lionel Richie merr çmimin 'AMA Icon Award'

Lionel Richie pranoi së fundmi çmimin 'AMA Icon Award' duke u bërë artisti  i vetëm që ngjitet në skenë në çdo dekadë që nga fillimi i shfaqjes. Teksa pranoi çmimin,Richie falënderoi familjen dhe kolegët e tij dhe vendosi t'u fliste drejtpërdrejt "superyjeve të rinj".

"Ajo që dua të them dhe të marr këtë kohë për të bërë është të flas me superyjet e rinj. Zoti ju ka dhënë një dritë. Ajo dritë është e veçantë. Ajo u jepet vetëm disave," tha ai. "Kur dëgjoni fjalën 'frymëzues' do të thotë përgjithmonë. Nëse keni një shans ta keni atë dritë mbi ju, kuptoni se çfarë ka rezervuar Zoti."

Lionel vazhdoi: "Ai nuk po përpiqet t'ju tregojë se makina juaj duket e mrekullueshme.Apo se rrobat tuaja duken të shkëlqyera. Ai/ajo/nëna/Zoti po përpiqet t'ju tregojë se ju jeni zgjedhur për të frymëzuar. Merrni këtë mundësi. Ajo dritë është mbi ju. Frymëzoni."

Pasi mbaroi fjalimin, Stevie Wonder dhe Charlie Puth dolën në skenë, ku secili këndoi me radhë pjesë të hiteve më të mëdha të Richie në piano.Wonder mbuloi hite si "Three Times a Lady" , "All Night Long (All Night), "Brick House" dhe "Jesus Is Love". Ndërkohë Puth performoi "Easy" dhe "Say You, Say Me". Në fund, dyshes iu bashkuan Robinson, Melissa Etheridge, Ari Lennox, Jimmie Allen, Yola, Dustin Lynch dhe Muni Long për të përfunduar me "We Are the World".

Sipas një njoftimi për shtyp, çmimi AMA Icon i jepet një artisti, puna e të cilit ka patur një ndikim global mbi industrinë e muzikës dhe botën. Richie - i cili fitoi AMA-n e tij të parë në 19179 - tani ka 18 fitore . Ai ka shitur më shumë se 125 milionë albume dhe ka katër çmime Grammy dhe 12 hite nr. 1./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Lista e fituesve të AMA 2022

Të dielën mbrëma, AMA 2022 u mbajt në Microsoft Theater në Los Angeles dhe shfaqi artistë nga bota e muzikës, shumë prej të cilave morën trofe për punën e tyre....

12:01

Kate Mara, nënë për herë të dytë

Kate Mara ka zbuluar së fundmi se ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të saj dhe bashkëshortit të saj Jamie Bell, një djalë. Mara dhe Bell janë tashmë prindër të n...

15:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI