Flash

Kërkohej nga Italia, 33-vjeçari arrestohet në Bubq

Lapsi.al 21 November 2022
Kërkohej nga Italia, 33-vjeçari arrestohet në Bubq

Një 33-vjeçar është arrestuar në Bubq, pasi ishte  në  kërkim ndërkombëtar për vjedhje me pasoja të rënda. I riu shqiptar ishte dënuar nga drejtësia italiane me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e caktuar nga gjykata.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit:

– E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI