Flash

Gigi dhe DiCaprio nuk i shpëtojnë paparacëve

Lapsi.al 21 November 2022
Gigi dhe DiCaprio nuk i shpëtojnë paparacëve

Romanca e Leonardo DiCaprio-s dhe Gigi Hadid po ecën për mrekulli, megjithatë ata po tregohen shumë të kujdesshëm të mos fotografiohen bashkë. Të dy u panë në Nju-Jork të premten në mbrëmje, duke dalë për darkë në Cipriani. Çiftit iu bashkua shoqja e DiCaprio-s, kapitalistja e sipërmarrjes Vivi Nevo.

Të trembur nga kamerat, ata u përpoqën të fshiheshin nga paparacët ndërsa sigurimi i nxori nga restoranti.

DiCaprio kishte veshur atlete të bardha, xhinse të zeza, një xhup të zi, një kapelë bejsbolli dhe maskë që fshihte pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ndërsa Hadid kishte veshur një bluzë të shkurtër, një xhaketë lëkure dhe një shall blu që e përdori për të mbuluar fytyrën e saj.

Aktori i "Titanic", 48 vjeç, dhe modelja 27-vjeçare u lidhën për herë të parë në shtator gjatë Javës së Modës.

Të këshilluara

Kate Mara, nënë për herë të dytë

Kate Mara ka zbuluar së fundmi se ka sjellë në jetë fëmijën e dytë të saj dhe bashkëshortit të saj Jamie Bell, një djalë. Mara dhe Bell janë tashmë prindër të n...

15:00

Chris Hemsworth bën pauzë nga aktrimi

Chris Hemsworth është duke marrë pushim nga aktrimi pasi mbaroi turneun e shtypit për serialin e tij të ri dokumentar Disney+ "Limitless". Aktoritha për Vani...

09:48

Don Xhoni gjobitet për armëmbajtje pa leje

Xhonatan Isufi ose ndryshe i njohur si Don Xhoni është sërish në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ai është gjobitur me dy mijë euro për armëmbajtje pa leje. R...

14:36

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI