Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Albin Kurti: I papranueshëm propozimi I BE-së, Borrell hoqi dorë nga normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 21 November 2022
Albin Kurti: I papranueshëm propozimi I BE-së, Borrell hoqi dorë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, propozimi që Kosova të mos vendosë gjoba për targat ilegale dhe Serbia të mos prodhojë tabela të reja KM, është i papranueshëm për palën kosovare.

“Por për neve natyrisht se është e papranueshme nëse kjo nuk shoqërohet për atë çfarë jemi ftuar, pra dakordimin që me urgjencë të angazhohemi për marrëveshje finale për normalizim të plotë”.

“E në propozimin që na e kanë sjellë neve për deklaratën e përbashkët Borell dhe Lajçak, madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023”, theksoi Kurti.

Kurti shtoi se Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afat i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pra, ne që po vijmë këtu në Bruksel për t’u marrë vesh drejt një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit 2023. Me keqardhje them se ndërmjetësit e BE-së, me këtë rast përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.

“Po them me keqardhje sepse vet e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër gjithashtu propozimi është i BE-së”, shtoi ai.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe në targa RKS, apo Republika e Kosovës.

Sipas planit, vendosja e gjobave prej 150 eurosh për shoferë që kishin makina me targa të paligjshme, parashikohet të nisë më 22 nëntor.

Pas fazës së gjobave, sipas planit, do të nisë shpërndarja e targave provuese, ndërsa nga 21 prilli i vitit të ardhshëm, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Të këshilluara

Si do të jetë moti për të martën

Edhe përgjatë ditës së martë parashikohen stuhi shiu në të gjithë territorin, ku më të theksuara o të jenë në veri dhe verilindje të vendit. Dita e martë pri...

18:52

Dj Pm: Bashkëpunimi me S4MM ai më i dobti

Të ftuar në “Zemër Luana”, Sarah Berisha dhe Dj PM janë vënë në siklet në një prej lojërave. PM iu kërkua të rendiste bashkëpunimet e tij me Lumi B dhe Ermal Fe...

16:03

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI