Flash

NY Times: Vendet e Gjirit në dëshpërim nga pasojat e luftës me Iranin

Investuan miliarda për t’u bërë të njohura përtej naftës, por lufta po u kërcënon të dyja: edhe burimin e vjetër të pasurisë, edhe ekonominë e re që po ndërtojnë. Nga anijet nën sulm në Hormuz te aeroportet e dëmtuara dhe qendrat e të dhënave që po mendohen të ndërtohen nën tokë, vendet e Gjirit përballen me një pyetje që paratë nuk e zgjidhin dot lehtë: si të tërheqin turistë dhe investitorë kur siguria nuk është më e garantuar?

17:07

U dhunua e humbi jetën/ Të afërmit: Tentuan ta grabisnin edhe para një jave

Lapsi.al 20 November 2022
U dhunua e humbi jetën/ Të afërmit: Tentuan ta grabisnin edhe

89-vjeçari Caush Shehaj, i cili prej ditës së djeshme ndodhej në spitalin e Fierit, ka humbur jetën pas dhunës së ushtruar. Ai po mjekohej pas goditjeve që kishte marrë nga dy grabitësit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç. Të rinjtë, nën kërcënimin e automatikut, i kanë marrë një shumë parash brenda banesës së tij.

Asqeri Çela dhe Astrit Çela dy nipat e viktimës kanë dhënë detaje tronditëse sa i përket grabitjes së ndodhur. Ata kanë bërë me dije se kjo nuk ishte hera e parë që i afërmi i tyre ishte grabitur. Sipas tyre, edhe një herë tjetër grabitësit kanë tentuar dhe si përfundim i kanë marrë çiften pasi nuk kanë mundur t’i gjejnë para.

“E kam dajë, është rasti i dytë dhe është i njëjti person që ka bërë të njëjtën gjë. Ka vajtur policia, mori shenjat e gishtave. Nuk u bë gjë radhën e parë, i morën çifte, dhe e vranë. Jetonte me të shoqen, është i sëmurë, fëmijët janë si gjithë dynjaja të larguar. Duam drejtësi, shteti të vërë dorë”, tha një nga nipërit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI