Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Makinën e mori uji, ende asnjë shenjë për babë e bir në Shkrel

Lapsi.al 20 November 2022
Makinën e mori uji, ende asnjë shenjë për babë e bir

Dy persona rezultojnë të humbur, pasi rrjedha e një përroi ka marrë përpara makinën me të cilin po udhëtonin. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në Shkrel të Malësisë së Madhe. Në makinën e drejtuar nga 50-vjeçari Pjetër Rushaj ishin edhe 2 fëmijët e tij, vajzë dhe djalë. Vajza ka mundur të dalë e ndihmuar nga banorët e zonës. Ndërsa babë e bir janë ende të zhdukur.

“Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH-së Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”, - bën të ditur njoftimi i policisë.

Prej mbrëmjes së djeshme, e gjithë zona, në veri dhe verilindje të vendit, është goditur nga një mot i keq. Shira të dendur kanë vazhduar me intenstitet të lartë dhe gjatë ditës.

Reshjet e dendura të 24 orëve të fundit po shoqërohen me dëmtime të shumta në Shkodër, Lezhë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës. Sipas emergjencave civile, më shumë se 500 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Dhjetëra banesa, sera dhe biznese private gjenden nën pushtetin e ujit. Energjia elektrike është ndërprerë në pjesën më të madhe të fshatrave. Disa familje janë evakuuar. Në zonë janë forcat e emergjencave civile të ndihmuara dhe nga njësi të ushtrisë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Uji merr para makinën/ Brenda ndodhen babai me dy fëmijë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI