Flash

Italia, 20 mijë euro bonus kush martohet në kishë

Lapsi.al 20 November 2022
Italia, 20 mijë euro bonus kush martohet në kishë

Dasmat fetare janë në rënie. Ndaj një propozim interesant vjen nga Italia. Është “Lega” e Mateo Salvinit, pjesë e koalicionit që qeveris vendin që mendon të tërheqë të rinjtë të martohen në kishë.

Si? Me një bonus dasme deri në 20 mijë euro për ata që vënë kurorë para priftit. Projektligji është depozituar në parlament nga deputetët: Domenico Furgiuele, Simone Billi, Ingrid Bisa, Alberto Gusmeroli dhe Erik Pretto.

Formula është ajo e zbritjes së 20% të shpenzimeve të lidhura me kremtimin e dasmës. Aty përfshihen stolitë në kishë (lule dekorative), broshura, rroba për nusen dhe dhëndrin, katering, favore, kostume dhe produkte.

Oferta përfshin edhe shërbimet e fotove dhe videove të dasmës. Iniciativa shkaktoi polemika në fillim, por më pas u korrigjua. “Do të vlejë për të gjitha martesat” – thanë ata. Qeveria italiane sqaroi se kjo është “një nismë parlamentare dhe jo e qeverisë”.

Përfituesit e mundshëm janë çiftet e rinj nën 35 vjeç. Të ardhurat e tyre të deklaruara nuk i kalojnë 23 mijë euro në vit dhe jo më shumë se 11 500 euro për person. Dasmat me rite fetare janë në rënie me 67,9% në Itali.

Shpenzimet e zbritshme që lidhen me kremtimin e një martese fetare vendosen në maksimum 20 mijë euro. Dasma duhet të jenë kryer në territorin e shtetit italian dhe përfituesit e bonusit duhet të kenë të paktën 10 vjet nënshtetësi italiane. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48